Aksidenti në Kardhiq-Delvinë, policia zbardh detajet: 6 persona të plagosur në spitalin e Sarandës

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Kardhiq- Delvinë-Sarandë, prane fshatit Shelegar, ndërsa raportohet se janë lënduar 6 persona.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa është bllokuar qarkullimi nga të dyja anët e rrugës.

Sarandë/Informacion paraprak nga Policia e Shtetit.

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur.

Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.