Sarandë: Arrestohen dy të rinj, iu gjet kanabis gjatë kontrrollit

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. A., 33 vjeç, banues në Angli dhe A. H., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi u krye pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. A., u gjetën dhe u sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.