DETAJET/ Humbi jetën nga Covidi, 61- vjeçari nga Ksamili vuante dhe nga diabeti

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se mes 4 personave që kanë humbur jetën sot nga Covid-19, njëri prej tyre është një 61 vjeçar nga Saranda.

61-vjeçari i ndarë sot nga jeta për shkak të virusit Covid-19 është banues në Ksamil.

Ai ishte transportuar drejt spitalit në Tiranë ditën e djeshme, por fatkeqsisht nuk ka arritur dot që të mposht këtë virus.

Mësohet se 61-vjeçari vuante edhe nga diabeti.