Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Një aksident ka ndodhur para pak castesh në rrugën Kardhiq – Sarandë, në Shelegar.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila sipas dëshmive nga vendngjarja, ka marrë të plagosur.

Nga aksidenti është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në të dy kahët e lëvizjes.