“Saranda me terminal të ri autobusësh?” Rama: Durim, çdo investim kërkon kohë
Pas Gjirokastrës, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me disa banorë të Sarandës lidhur me investimet që janë bërë në qytetin bregdetar
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma duke iu përgjigjur qytetarit për të pasur një terminal si edhe një parking jashtë qytetit, tha se projekti është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit.
“Të gjitha bashkitë ka mundësi të bëjë terminalin e ri të autobusëve vetë, ose me ndihmën e një sipërmarrje, por gjithmonë duke e vendosur në prioritetet e veta. Mbase kryetari i Bashkisë ka nisur të punën në këtë aspekt. Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, tha kryebashkiaku Adrian Gurma.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë.
“Ndërtimi i një terminali autobusësh në Sarandë është e rëndësishme për turizmin. Puna në të gjithë aksin e Kardhiqit vijon dhe në të gjitha pikat ka avancim të punimeve. Keni duruar shumë vite për atë rrugë pasi është premtuar pafundësisht. Puna vijon intensivisht, sigurisht në afat do arrijmë të përfundojmë atë vepër. Edhe pak durim duhet të keni”, shtoi më tej Rama.