Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, si dështuan masat e vendosura

Kur u mendua që në Sarandë koronavirusi ishte harruar krejtësisht, qyteti u zgjua me lajmin që një qytetare ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për një shtetase ukrainase e cila ka udhëtuar drejt Tiranës, për në Sarandë, bashkë me bashkëshortin e saj.

I habitshëm është fakti se si 33- vjeçarja ka arritur të lëvizë nga një zonë e kuqe siç është Tirana, drejt një zone të gjelbërt si Saranda, krejtësisht e pashqetësuar nga kontrollet e pafundme që vendosen përditë në akset rrugore.

Në këtë rast bëhet fjalë për një dështim të masave të marra, duke mos zbatur me përpikëmëri urdhërat e vendosura.

Ajo që thellon më shumë skandalin është se kjo e fundit ka shkelur rregullat e karantinës, pasi ka qenë e izolur në Tiranë duke qenë se kishte rezultur me koronavirus, dhe udhëtoi drejt Sarandës së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar për të festuar ditëlindjen.

Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Tashmë 13 persona që janë personel në spitalin e Sarandës janë izoluar pas kontaktit që kanë pasur me këtë shtetase, ndërkohë po kryhet gjurmimi i kontakteve të tjera që e infektuara mund të ketë pasur.

Nuk dihet se si do të veprohet me shtetasen ukrainase që ka thyer rregullin e karantinës, por ligji është mjaft i ashpër deri në burgim. /Sarandanews.com