Fundoset sërish toka pranë ish-minierës së kripës në Sarandë

Një fundosje e tokës pranë ish-minierës së kripës është vënë re në Dhrovjan. Një gropë e dytë e krijuar në afërsi të ish-minierës së kripës si pasojë e fundosjes tektonike.

Gropa e dytë e krijuar shtrihet në një sipërfaqje rreth 20 metër katrorë dhe me thellësi rreth 4 metra. Gropëzimi i dytë gjendet rreth 10 metra në lindje të të parës, e shfaqur më 15 marsin e këtij viti.

Procesi i fundosjes që vijon, është edhe një apel që strukturat speciale e përgjegjëse të veprojnë, përpara se të jetë vonë.