Rama “braktis” qarkun e Vlorës, mban mandatin në qarkun e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zgjedhë të mbajë mandatin e fituar në Durrës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas dy mandatesh deputet i Vlorës, kreu i qeverisë ka zgjedhur të jetë përfaqësuesi i Durrësit në Kuvendin e ardhshëm.

Mandatin e Ramës në Vlorë e merr Teuta Ramaj, e cila renditje e 9-a në listën e Partisë Socialiste në këtë qark.

Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030??”, shkruan Rama.