Basha shfaqet si kuzhiner: Mos na e hidh në Instagram. Gruaja: Jo, zemër

Këtë fundjavë, kreu i PD duket se i është përkushtuar familjes, duke zgjedhur të gatuajë për të. Një fakt të tillë e konfirmon në “Instagram” bashkëshortja e saj, Aurela Basha.

Bashkëshortja e liderit demokrat ka publikuar një video, ku shihet numri një i Partisë Demokratike teksa gatuan.

Duket se edhe video është xhiruar në fshehtësi, pasi Basha habitet kur sheh bashkëshorten e tij teksa e filmon. Për më tepër, shikoni pamjet.

Biseda:

Lulzim Basha: Çfarë po bën?

Aurela Basha: Asgjë

Lulzim Basha: Mos na e hidh në Instagram.

Aurela Basha: Jo zemër.