Shiste lëndë narkotike në bregdet, kapet 24 vjeçari në Ksamil

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet se shpërndante kanabis në Ksamil.

Sipas policisë gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e Dhimitri Guxo, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.