FOTOT: Dua Lipa shkëlqen në paraqitjet e fundit nga Ksamili

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa prej një jave vijon pushimet e saj në “shtëpi”.

Dua së bashku me familjen janë duke shijuar bregdetin e Ksamilit, siç edhe është bërë traditë në 3 vitet e fundit.

Ajo nuk ka reshtur së postuari foto dhe video nga momentet e relaksit në bregun e detit, apo pamjen mahnitëse nga vila ku po qëndron.

Edhe ditën e sotme, Dua ka ndarë disa foto me një copëz të rivierës shqiptare në sfond, e ku ajo padyshim shndrit me fustanin që ka veshur.