FOTOT: E gjithë familja bashkë, e ëma e Dua Lipës publikon pamjet e e rralla nga Ksamili

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ne zonen e Ksamilit.

Ajo është e shoqëruar nga anëtarët e tjerë të familjes, babai Dukagjini, nëna Anesa si dhe nga motra Rina dhe vëllai Gjini.

Ka qenë së fundmi mamaja e artistes që ka ndarë disa imazhe nga pushimet e tyre në Ksamil te Sarandes.

Në foto duken të gjithë anëtarët e familjes Lipa.

Kjo nuk është hera e parë që ata shijojnë pushimet në një resort luksoz në vendin tonë.