Skënder Muço viziton kompleksin e notit “Esat Mamaca”: Do i rikthej lavdinë këtij ambjenti

Skender Muço kandidati i Partise Demokratike ka vizituar kompleksin e notit “Esat Mamaca”.

Si nje ish notar dhe kampion i notit ne Sarande, Muço premtin se kete ambjent do e rikthej ne kohe te lavdishme.

“Kompleksi i notit “Esat Mamaca”

Vend në të cilin kam kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës time.

E sot, kur shoh brezin e ri dhe dëshirën e tyre që kanë për sportin e notit ndihem shumë i lumtur, ndaj le ta kthejmë ketë ambient në një vend më të dashur për të gjithë ne.

Në datën 14 Maj, jeni ju, jeni ju që do të bëni ndryshimin.

Të gjithë bashkë për Saranden tonë!”, shkruan Skender Muço.