Ndërtimi i tunelit të Llogorasë/ 2 kompani ndërkombëtare në garë, nesër shpallet fituesi

U zhvillua faza përmbyllëse e vlerësimeve teknike për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogorasë sot në Tiranë, ndërsa u prezantuan nga dy kompanitë e konsorciumit metodologjitë e punës dhe zgjidhjet teknike që do të ofrojnë kompanitë e kualifikuara.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se “janë impresionuese dhe shumë të rëndësishme të dy projektet e paraqitura. Nga 7 kompani në garë kanë kaluar këto dy konsorciume që kanë një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit të tuneleve dhe janë të interesuara për të ndërtuar në Shqipëri”.

“Siguria rrugore është shumë e rëndësishme për ne dhe tek të dy studiot kjo u nënvizua krahas eficencës së kostove që për ne është shumë e rëndësishme. Ndaj dhe juria do ta marrë në konsideratë këto të dhëna”- tha Balluku.

“Padyshim, theksoi ministrja edhe zgjidhjet infrastrukturore, pasi Llogoraja kërkon edhe një zgjidhje të kësaj natyre pasi është një nga pikat më të rëndësishme turistike, pasi edhe konsorciumet e dinë që Llogoraja është Park Kombëtar i Mbrojtur”.

“I kërkoj jurisë të vazhdojë punën dhe shpresoj të dilni në rezultate sa më shpejtë. Kushdo që të jetë fituesi dhe ne na duhet të nisim sa më parë brenda këtij viti tunelin e Llogorasë  që do të bëhet me fonde nga buxheti shtetit dhe koha për ne është shumë e rëndësishme për përmbushjen me sukses të këtij investimi”- tha Balluku.

“Ne presim me padurim emrin e fituesit dhe për t’i kërkuar atij që ta dorëzonjë këtë projekt sa më parë dhe për të dizenjuar të dhënat teknike të tij”- tha ministrja .