Pushuesit në Sarandë i shmangen policisë/ Lundrime me skaf dhe varka sapo mbaron kontrolli

Policia në Sarandë ka kryer inspektime gjatë vijës bregdetare në zonat turistike për zbatimin e masave dhe sigurinë e pushuesve.

Por duket se pushuesit sillen ndryshe pas largimit të policisë, pasi shfrytëzojnë mundësinë për të lundruar me skaf apo varka, afër vijës bregdetare dhe shpesh pa leje drejtimi apo mund t’i kenë mjetet lundruese pa dokumentacion.

Gjatë këtij sezoni turistik policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar apo bllokuar shumë mjete lundruese dhe duke gjobitur pronarët.

Probematike kryesisht janë skafët, drejtuesit e të cilëve nuk kanë leje për përdorim personal apo për të marrë pasagjerë në bord.