Gjykata liron nga burgu pedofilin e Sarandës

Është liruar nga paraburgimi 72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar se ka përdhunuar një shtetase të mitur.

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për të nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Tusha akuzohet për marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Ai kishte kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit edhe në korrik, por kjo kërkesë nuk i ishte pranuar.

Rasti ii rëndë u raportua disa kohë më parë në Sarandë, ku një vajzë e mitur akuzoi Tushën se ka abuzuar me të.