Destinacioni i javës: Plazhi i Ftelesë, 15 milje nga gjiri i Sarandës

Plazhi i Ftelesë është vendi i disa plazheve të bukur me rërë të imët dhe ujë të kristaltë.

Ndodhen në pikën më jugore të Shqipërisë, në kufi me Greqinë, pak kilometra nga lugina e lumit Pavlla.

Pjesë e saj janë plazhet e ishullit Tongo, plazhi i “Piramidës”, gjiri i “Vathisë” e plazhe të tjera të izoluara që aksesohen vetëm me mjete lundruese.

Kjo i bënë këto plazhe të jenë destinacione të përsosura, të qeta dhe mjaft ekzotike.

Veçanti e tyre është edhe vegjetacioni i lartë që afrohet deri pranë bregut si dhe flora dhe fauna e pasur ujore.