Oltion Çaçi takohet me përfaqësuesen e UNDP për Shqipërinë Monica Merino

Kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi ka pritur ne zyren e tij përfaqësuesen e UNDP për Shqipërinë Znj. Monica Merino.

Ne postimin e tij Çaçi shkruan:

“Takimi me përfaqësuesen e UNDP për Shqipërinë Znj. Monica Merino.

Shpalosëm idetë dhe vizionet për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh për realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit kryesisht në fusha prioritare si ato të rinisë, mjedisit dhe barazisë gjinore”, nenvizon kryebashkiaku Sarandes.