Aventura në bregdetin shqiptar! Pushuesi hungarez përshkon me kanoe nga Saranda për në Vlorë

Kush mendoi se Riviera shqiptare mund të përshkohej vetëm me makinë apo skaf, e kishte shumë gabim.

E konsideruar si një ndër perlat e Jugut, turistët në kërkim të adrenalinës duket se kanë gjetur një mënyrë tepër interesante për të shijuar bukuritë që ofron bregdeti shqiptar, në qetësinë e natyrës, pa ndihmën e guidave të zhurmshme turistike. Vozitje me kanoe nga Saranda për në Vlorë.

Ka qenë gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, që në mënyrë tërësisht rastësore, teksa po shijonte dallgët e Adriatikut me miqtë, ka dëshmuar rrugëtimin e një shtetasi hungarez.

Ndërsa iu afrua për t’i ofruar ndihmë, Marku mësoi se turisti hungarez e përshkonte këtë distancë me kanoe për hobi. Turisti tha se “aktualisht i mbetet të kryej distancën nga Himara për në Vlorë”