Artan Fuga: Po ta kisha kundërshtare Inën, do mbuloja kokën me xhaketë e do hidhesha në Lanë. Ajo është ylli në ngjitje i politikës shqiptare

Artan Fuga ka ngritur në qiell deputeten Ina Zhupa, e cila e ka mbështetur atë në betejën kundër Skënder Gjinushit dhe Petro Koçit.

Sipas Fugës, ajo është një yll në ngjitje në politikën shqiptare dhe nuk do të donte ta kishte kundërshtare.

Në të kundërt, do të mbulonte kokën me xhaketë dhe do hidhej në Lanë.

“Ina Zhupa, ky yll në ngjitje i politikës shqiptare, prova se një brez i ri politikanësh i ka të gjitha mundësitë të marrë drejtimin e vendit dhe ta çojë atje ku duhet!

Unë i mbështes ata, sikurse Inën, në këtë sfidë të madhe për ta nxjerrë vendin nga balta ku e kanë futur, ku suksesi më i madh i politikës, është të riparojë, për dreq, dramat që ajo vetë shkakton!

Unë nuk do të kisha guxim t’i dilja në debat nëse ajo do të kishte të drejtë ndaj meje logjikisht, nëse do të isha kundërshtar i saj në kampin e regresit, do të mbuloja kokën me xhaketë, a me këmishë dhe do të kisha ikur me vrap në Lanë!

Cfarë elokuence, çfarë logjike”, shkruan profesori.