PS fiton bashkinë Delvinë, Besmir Veliu kryebashkiaku i ri
Partia Socialiste fiton bashkine e Delvinës ku kandidati i PS, Besmir Veli ka arritur që të fitojë me 62.49 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti me 37.51 % të votave.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Veli ka marrë 2389 vota, kundrejt 1713 votave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës, Ilir Mehmeti.