Ndërpritet votimi në Himarë, Jorgo Goro i PS-së kryeson ndaj Fredi Belerit

Kryetari aktual që rikandidon për një mandat të dytë për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goro është në avantazh përballë kandidatit të BF, Fredi Beleri.

Nga 26 kuti të hapura, nga 36 në total, Goro ka marrë 2954 vota kundrejt Belerit 2606. Diferenca mes tyre është 348 vota.

Procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht, pas kërkesës së komisionerëve të PS, pasi ndjehen të lodhur.