Vdes kundërshtarja e egër e Berishës, gazetarja e njohur e Vlorës

I mbijetoi tritolit të vendosur në banesë ku qëndronte me familje, sulmeve të shumta politike, por nuk mund të mposhte virusin e pabesë COVID-19.

COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruara në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar virusi.

Pak kohë më parë bashkëshorti i saj kishte mposhtur COVID, por duket se vetë gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën e saj.

Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Ajo është një gazetare që në vitin 1998 iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet, që sipas saj nuk u ka pëlqyer kurrë qeverisë së atëhershme që drejtohej nga PD.

Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë dhe miqtë e saj në rrjete sociale. Shkrimtarja Vllasova Musta shkruan se si gazetarja e palodhur iku në një rrugë pa kthim.

Nje mesash ngushellimi ka percjelle dhe kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli.

“Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar. Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë pak ditë! Me Zenepen kishim bashkëpuniar kaq e kaq herë, dhe sa projekte të tjera kishim ende për të bërë, por virusi është më i fortë se planet e dëshirat tona! Nuk do të harrohesh Zenepe, as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura në qytet! Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë!”, shkruan Leli.