Dega e PD Sarandë nxjerr emrat që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Degët e Partisë Demokratike në rrethe i kundërpërgjigjen akuzave të kryetarit Lulzim Basha, duke lexuar para selisë, emrat e delegatëve që kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit,  thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha.

Saranda ishte degët e radhës ku u publikuan emrat e 100 delegatëve nga 140 që janë gjithësej.

Emrat u lexuan nga ana e Manjola Cikulit, nën praninë e Matilda Qurkut dhe Spiro Vasos.