Mbyllet votimi në Sarandë dhe Delvinë, vijon ende në Konispol

Tashmë është mbyllur procesi i votimit në Sarandë dhe Delvinë, ndërsa në Konispol pritet të bëhet pas disa minutash.

Saranda ka përfunduar procesin e votimit në 54 qendrat e KZAZ nr. 90.
Ndërsa në Delvinë është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të 22 qendrat e KZAZ nr. 89 Delvine.