Sarandë, nis rikualifikimi tërësor i qendrës së kontrollit teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi sot se ka nisur punën për rikualifikimin tërësor të qendrës së kontrollit teknik të DRSHTRR Sarandë.

Sipas DPSHTRR-së, rikualifikimi do të kryhet pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit.

Investimi nga DPSHTRR po kryhet me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike e optimizimin e zinxhirit të shërbimit.