Ksamili pret plazhistët e parë, shtetas të huaj e shqiptarë shijojnë rrezet e diellit në Jug të vendit

Bregdeti i Ksamilit është populluar me plazhistët e parë.

Rrezet e ngrohta të diellit kanë bërë që turistët të zgjedhin jugun e Shqipërisë për ta shijuar kohen e ngrohtë.

Janë kryesisht të huaj, të cila kanë dëgjuar më parë për Shqipërinë dhe këtë verë kanë zgjedhur ta vizitojnë.

Thonë se u pëlqen shumë, jo vetëm plazhi, por edhe njerëzit.

“Ne jemi të gjithë këtu për herë të parë. Kishim dëgjuar para 2 vitesh për rivierën shqiptare. Është diçka që jo çdokush ka dëgjuar. Kisha pritshmëri të larta dhe realiteti është shumë i mirë.”  

Ndërsa ata që e vizitojnë  për herë të parë thonë se çdo gjë është ashtu siç ua kishin përshkruar.

“Jemi këtu qysh nga diela. Ditët e para kishte mot të keq. Plazhet janë shumë të mirë dhe njerëzit janë shumë miqësorë. Jemi vetëm këtu në plazh dhe kjo është një parajsë.”

Sezoni veror pritet të nis në fillim të majit, por duket se temperaturat e favorshme po e shpejtojnë pak çeljen.