Disa fjalë për Oltin, një djalë që e njoh mirë e që i duhet Sarandës

Nga Aida Demi

#VetëmPërpara me banorë të Lagjes Nr.1 plotë energji dhe entuziazëm për fitoren në Zgjedhjet e 14 Majit!

Të nderuar bashkëqytetarë të Sarandës, përshëndetje!

Sot është një ditë e veçantë për mua.
Më duhet të them disa fjalë për një djalë që e njoh mirë.

Më duhet të flas për Oltin. E bëj këtë me kënaqësinë më të madhe, dhe e dini pse? Sepse, realisht besoj se është zgjedhja e duhur për qytetin tonë! Saranda e ka në ADN-n e vet slloganin e Partisë Socialiste për këto zgjedhje lokale, “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa”
Sarandiotët shohin vetëm përpara.

Respektojnë të shkuarën, por janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të mirë për të ardhmen. Këtë Olti e di mirë! Jam e bindur që me vizionin, energjinë, këmbënguljen dhe skuadrën e vet, do ti japë Sarandës vëmendjen e merituar!

Saranda jeton me turizmin, dhe Olti e njeh turizmin deri në detaj!

Saranda ka nevojë për një menaxher të zotin që di të ndërtojë skuadër, dhe Olti është një kapiten perfekt. Saranda ka nevojë për dikë që di tu shërbejë njerezve, dhe më besoni, Olti e ka këtë dhunti!

Ai do dëgjojë secilin prej atyre që do i trokasin në derë! S’ka rëndësi përkatësia politike!

Sarandiotët janë të mençur, nuk gënjehen kollaj, prandaj dhe Olti çdo ditë, sy më sy po takon secilin prej jush, për ti treguar që nuk ka për t’ju zhgenjyer! Më besoni, pasioni i tij për të ndryshuar rrënjësisht Sarandën është i pamasë.

Ndaj në datë 14 maj, për të gjithë qytetarët tanë, nuk ka zgjedhje tjetër përveç Oltion Çaçit! A kemi kundërshtarë? Jo! Përveç vetes sonë nuk kemi.

Ne s’mund të kthehemi pas. Ndërkohë që të tjerët merren me vula, me brava apo me mërira të vjetra, ne mbjellim pemë, mendojmë sesi ta zbukurojmë qytetin, sesi të përmirësojmë lëvizjen në qytet, sesi të përmirësojmë kushtet për fëmijët, moshat e treta, apo njerezit në nevojë!

Ne hartojmë strategji që Saranda të thyejë çdo rekord në mikpritjen e turistëve! Ja, kjo është detyra jonë.
Dua të ndaloj pak këtu, sepse shpesh me Oltin diskutojmë për qasjen e tij ndaj turizmit që është dhe thembra e Akilit për Sarandën.

Më besoni që ky njeri mund të rrijë me ditë të tëra duke ju shpjeguar strategjitë dhe idetë që ka në kokë, për ta çuar në një tjetër nivel infrastrukturën e turizmit apo promovimin e qytetit tonë!

Me të drejtë dikush, mund të pyesë nëse i dilet vetëm me buxhetin e bashkisë për të realizuar plane kaq ambicioze për qytetin? Sigurisht që jo.

Një kryetar bashkie i zoti gjen formën sesi ta bind qeverinë qendrore për të thithur fonde. Dhe kjo bëhet duke paraqitur projekte serioze, dinjitoze dhe që sjellin vërtet zhvillim!

Olti ka për ta realizuar këtë, dhe e dini pse? Sepse ai është pjesë e një skuadre fantastike, me në krye drejtuesin tonë të qarkut zoti Blendi Klosin, dhe deputeten tonë Anila Denaj.

Të tre bashkë, jam e sigurtë që do arrijnë ta fitojnë besimin e Kryeministrit Rama për të investuar në Sarandë akoma dhe më shumë.

Të huajt e duan shumë Sarandën, e vizitojnë vërtet shumë. Atëhere lind pyetja, “Pse Saranda mos të aplikojë për fonde zhvillimi në Bashkimin Europian?”

Të jeni të sigurtë që një projekt i detajuar dhe i ndërtuar mirë fiton!

Por për ti bërë këto duhen njerëzit e duhur, dhe Partia Socialiste e ka skuadrën fituese në Sarandë. Nuk duhet të shohim asnjë sekondë mbrapa, vetëm perpara.

14 maji është shumë afër, ndaj të gjithë bashkë, me dashurinë për Sarandën, me deshirën për një qytet më të mirë për familjet tona, të votojmë zgjedhjen e duhur!

Të votojmë Oltion Çaçin!

Faleminderit. Blendi Klosi Oltion Çaçi Anila Denaj Eleron Gjoni Rustem Duka

*Fjala e mbajtur sot perpara banoreve te lagjes nr.1