Anila Denaj i përgjigjet akuzave për punësime gjatë fushatës

Akuzat se ka pasur një numër të madh punësimesh gjatë fushatës elektorale ka qenë ndër çështjet më të diskutuara. Lidhur me këto akuza foli sot në “Arnautistan” në MCN TV, ministrja e Financave Anila Denaj tha se nuk është rritur numri, por përkon me çeljen e buxhetit dhe rinovimin e kontratave.

“Në çdo vit buxhetor ka punësime që ndjekin trendin e tyre, ato me kontrata provizore dhe ato me statusin civil. Procesi ka vijuar në bazë të kritereve të DAP. Nuk është rritur numri, por përkon me fillimin e buxhetit provizor dhe rinovimin e kontratave.

Janë të njëjtët njerëz. Ka një përkim të çeljes së buxhetit me rinovimin e kontratave. Viti buxhetor përcakton një ritëm të caktuar shpenzimesh. Akuza duhet privuar dhe duhen çuar tek organet kompetente, jo në media”, tha Denaj.