Komuniteti i ish-ushtarakëve të Sarandës, në mbështetje të kandidatit Oltion Çaçi

Edhe komuniteti i ish-ushtarakëve në Sarandë ka dal në mbështetje të kandidatit të PS-së për bashkinë Oltion Çaçit.

Në një takim me këtë komunitet, Çaçi ka theksuar se për këtë kategori do ketë më shumë mbështetje nga ana e tij kur të jetë në krye të bashkisë së Sarandës.

“Sot në një takim të veçantë me komunitetin e nderuar të ish-ushtarakëve ku mora mbështetjen e tyre përmes zotimit tim për të bërë shumë më shumë për ta, qytetarët dhe për Sarandën”, shkruan Oltion Çaçi