Adrian Gurma reagon për ngjarjen rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka reaguar per ngjarjen e rende qe ndodhi megjesin e sotem ne Sarande ku nje hotel u hodh ne ere me tritol.

Gurma ka kerkuar zbardhjen e shkaqeve te kesaj ngjarje ndersa shtoi se bashkia eshte ne gadishmeri per rikthimim ne normalitet te zones ku ka ndodhur shperthimi.

“I keqardhur që mëngjesin e sotëm qyteti ynë është zgjuar me një situatë tronditese e të pazakontë, të krijuar në një nga bizneset në shëtitore.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, janë angazhuar, për të bërë të mundur eliminimin e dëmeve të shkaktuara, gjithashtu dhe në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar për çdo nevoje që mund të kenë.

Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin”, shprehet Gurma.