Butrinti barazon në transfertë kundër Maliqit

Ka përfunduar sfida kryesore e javës së 20-të në Kategorinë e Dytë mes Maliqit dhe Butrinit.

Një sfidë mjaft e fortë ku u përballën dy ekipet që ndodhen pranë njëra tjetrës në klasifikim, por në sfidën e sotme nuk shkuan më shumë se barazimi.

Ndeshja e luajtur në Maliq u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me Butrintin që merr një pikë të rëndësishme në këtë transfertë duke mos e lejuar kundërshtarin të shkëpuet.

Të parët që kaluan në avanatazh ishin vendasit në minutën e 23-të me Xaka, por në minutën e 83-të Mirani befasoi Maliqin duke barazuar shifrat.

Pas kësaj pike Maliqi mban vendin e parë me 51-pikë, i ndjekur nga Butrinti me 50-pikë.

Ndeshja e radhës për Butrintin do të jetë në Sarandë kundër Gramozit. /Sarandanews.com/