Drejtonte motorrin i dehur, policia e Sarandës arreston 56- vjeçarin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.