Nisma, socialistët e Sarandës mbjellin pemë në shëtitore

Ashtu siç është vendosur nga kryeministri Edi Rama që një pjesë e parave të fushatës elektorale të shkojnë për të mbjellë pemë, e njëjta gjë ndodhi dhe në Sarandë.

Socialistët e qytetit bregdetar janë bërë bashkë për të mbjellë pemë në shëtitoren e qytetit.

“Më pak ndotje akustike, më shumë oksigjen për Sarandën”, ishte moto e socialistëve.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi, deputetja Anila Denaj, kryetari i degës Eleron Gjoni, si dhe kandidati për kryetar bashkie Oltion Çaçi.