PD Sarandë reagon pas projekteve të prezantuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Partia Demokratike në Sarandë, ka reaguar pas disa projekteve të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e Partisë Demoraktike në Sarandë, Manjola Nikollo shprehet  se për këto projekte janë bërë konsultime publike, duke shmangur qytetarët.

“Kush janë ato grupe  interesi me të cilët qenkan konsultuar këto të Fondit të Zhvillimit që u paskan aprovuar zvogëlimin e sipërfaqeve publike dhe ngushtimin  errugëve ekzistuese?

Saranda ka nevijë emergjente për zgjidhjen e problemeve të parkimit, sepse sezoni turistik e kolapsin qytetin. Saranda ka nevojë drastikepër zgjatimin e bulevardit sepse kjo sipërfaqe e vogël nuk mjafton. Saranda ka nevojë për rrugë të reja, hapësira publike, lulishte, kënde lojrash, ndërsa këta propozojnë ngushtmin e rrugëve ekzistuese.

Zero zgjidhje për parkimin, zero zgjidhje për hapësirat publike, zero zgjidhje për ambientet e reja sportive. Dhe për ti vënë kapakun…kur zgjedhin terminalin e autobuzave në qendra të banuara, këtu kemi shtuar akoma më shumë trafikun brenda qytetit” – u shpreh Nikollo