Për të kudogjendurin e fjalëpakë, sarandiotin Kono Dhima

E kush nuk e njeh në Sarandë Kono Dhimën, një sarandiot i hershëm, një njeri fjalëpakët, gjithmonë i qeshur dhe i dashur me njerëzit.

Konua është i kudogjendur me pompën e tij nëpër qytet, rrugica, nëpër shtëpia, duke zbardhur me gëlqere mjedisin që të jetë sa më i pastër.

Sot e gjetëm Konon duke bërë ritualin e përditshëm, në një mjedis në mes të qytetit.

E pyetëm se si po shkon puna, ai na përgjigjet mirë, ja punojmë që të ndihmojmë pensionin. E përshëndetëm dhe i uruam punë të mbarë dhe me krahë të lehta.