Sarandë, në front për një mjedis të pastër

Nisma “Së bashku për një mjedis të pastër”, po konkretizohet me hapa konkretë ditë pas dite në rajonin e Sarandës.

Për të ndihmuar që në këtë sfidë të gjejë pozicionin dhe detyrimet e veta nga zyrtari tek qytetari, në Bashkinë e Sarandës u thirr një takim me këtë fokus nga Prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj.

Me praninë e drejtuesve të institucioneve dhe përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol. Në takim u prezantua dhe u diskutua një program kompleks masash, për një qasje të re.

U tha se zbatimi këtyre mssave do t’i japë fund tolerancës ndaj ndotjes dhe ndotësve të mjedisit dhe do vendosë standart normal për pastrimin dhe higjenizimin, duke bërë që çlirohet territorri nga ndotja mjedisore.