Disiplina dënon Butrintin për braktisjen e ndeshjes: Përjashtohet nga gara edhe për sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

Komisioni i Disiplines ka denuar skuadren e Butrintin për braktisjen e ndeshjes ndaj Dinames.

Sarandiotet kane humbur ne tavoline ndeshjen dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

NJOFTIMI.

KF Butrinti,denohet për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Dinamo, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.