Aksident në Sarandë-Kardhiq/ Përmbyset automjeti me targa rumune në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi…!

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës.
Deri tani nuk është gjetur personi i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar.