Sarandë, policia arreston 52- vjeçarin e dehur në timon

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. K., 52 vjeç, banues në Metoq, Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi, sipas Policisë, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.