Turistja italiane humb ndjenjat në shëtitore, kryebashkiaku i Sarandës i kthehet profesionit të mjekut dhe i jep ndihmën e parë

Një situatë e pazakontë e ka rikthyer kryebashkiakun e Sarandës, Adrian Gurma në profesionin e tij atë të mjekut.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 23.30 të ditës së djeshme në shëtitoren e Sarandës, ku një turiste italiane ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Të afërm të saj dhe kalimtarë të rastit janë përpjekur që ta ndihmojnë duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ka ndërhyrë edhe vetë Gurma, i cili ndodhej në shëtitore së bashku me stafin e tij për inspektim.

Nisur nga situata, ai ka ndërhyrë duke i dhënë ndihmë disi më të specializuar turistes italiane.

Sipas bluzave të bardha të urgjencës në Sarandë, 57-vjeçarja italiane Tereza Zakarelo mori ndihmën mjekësore për  gjendje lipotimie me luhatje te tensionit, takikardi dhe çrregullime të  funksionit kardiak që i kishte ardhur nga qëndrimi i gjatë në diell gjatë ditës.