Alket Hyseni nga Saranda: Natyra arrin në perfeksion me freskinë dhe bukurinë e Syrit të Kaltër

Deputeti i zonës së Sarandës, Alket Hyseni, ka publikuar një video ku shfaq natyrën magjike që të ofron Syri i Kaltër.

“Natyra bujare, përveç magjisë së plazheve dhe detit të mrekullueshëm të Ksamilit dhe Sarandës, madhështisë së Butrintit dhe Foinikes, arrin në perfeksion me freskinë dhe bukurinë e Syrit të Kaltër.

Ju uroj fundjavë të bukur!☀️”, shkruan Hyseni në postimin e tij. /Sarandanews.com/