Dega e PD Sarandës feston nesër 31- vjetorin e themelimit

Nëpërmjet një postimi në facebook, PD Sarandë njofton se ka ndryshuar përsëri vendin e festës me rastin e 31-vjetorit të themelimit.

Fillimisht ishte njoftuar se festa do të mbahej në vendin ku u mbajt Foltorja e Berishës, por më pas video u ndryshua për të pëcaktuar si vend një resort turistik.

Por ditën e sotme nëpërmjet një postimi të ri njoftohet se festa do të mbahet në një restorant në qendër të Sarandës.