Mbështetësit e Berishës në Sarandë: Ne 31- vjetorin e themelimit të degës do e festojmë para selisë

Ashtu si të gjithë vendin, edhe demokratët e Sarandës janë ndarë në 2 grupime.

Grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Degës së PD Sarandë ka organizuar një festë me kokteil në një restorant në qendër të qytetit.

Ndërsa grupimi i Rithemelimit të PD, ka bërë thirrje për tu mbledhur nesër në orën 11:30 përpara Selisë së PD Sarandë, aty ku u mbajt edhe votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Të nderuar themeltar,anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!

Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Sarandë,grupi i rithemelimit për degën e Sarandës do te dali për një deklaratë nesër ditën e mërkure datë 12 Janar ora 11:30 para Selisë!
Ftojmë gjithë demokratët e Sarandës,Finiqit dhe Konispolit të na bashkohen në këtë ditë të shënuar për Partinë Demokratike të Sarandës!”, shkruan ish sekretarja e deges Matilda Qurku.