KLP emëron Elidon Hysenaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e djeshme, mbledhjen plenare të radhës.

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve për një pozicionin vakant në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Në vendimin e KLP u vendos që Elidon Hysenaj, të emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.