Të riut nga Saranda i vjedhin varësen flori në Divjakë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Divjakë pasi i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri një të riu nga Saranda.

Njoftimi i policise.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi i kanë vjedhur me dhunë dy varëse floriri, duke ia këputur nga qafa shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Sarandë.