Manastirliu: Masat kufizuese deri më 2 dhjetor. Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje opozitës që të mos shtrembërojë të vërtetën sa i përket situatës së pandemisë. Kjo situatë është në disa vende të botës thotë ministrja por asnjë opozitar atje nuk del ti bëjë thirrje popullit të mos besojë te mjekët.

“Ta pranojmë këtë situatë të pazakontë që ka prekur botën mbarë. Më lejoni të falenderoj për punën shumë të mirë deri sot, e kam të sinqertë këtë falenderim psepse e di mirë sakrificën tuaj.

Kam një thirrje për opozitën jo për të ndryshuar apo zbukuruar realitetin por as për ta nxjerrë ate me pa të drejtë. Kujt  i shërben shtrembërimi dhe nxirja e realitetit. Një realiteti i vështirë për ne dhe të gjithë botën mbarë. Ky realitet nuk është ashtu siç do ta shohi opozita. Sot raportohet se në vende si Italia është dhënë alarmi për ngarkesë të sistemit shëndetësor, por a shihni atje konference ku u bëjnë thirrje qytetarëve të mos besojnë te mjekët.Në situata si kjo e pandemisë që ndodhen 1 herë në 100 vjet rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzve është bashkëpunimi dhe jo shfrytëzimi i situatës”, tha ajo.

Manastirliu: Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtën dhe dimrin! 360 pacientë po trajtohen në 3 spitalet Covid, nuk mungon asgjë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e pandemisë për muajt vjeshtë dhe dimër.

Ajo ka deklaruar se po trajtohen 360 pacientë në të 3 spitalet Covid dhe deri më tani nuk mungon asgjë as kujdesi nga mjekët dhe as paisjet.

“Puna jonë nuk ka ndalur për asnjë moment në këto 8 muaj të gjatë. Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë dimrin duke forcuar kapacitetet tona në të gjithë sistemin shëndetësor. Në pritje të rritjes së numrit të rasteve sepse e dinim që do të rriteshin në vjeshtë dimër, kemi gati edhe spitalet rajonale sipas skenarëve të cilat ua kemi bërë të ditur, për tu përfshirë në trajtimin e rasteve me Covid në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve të 4 strukturave të ngirtura për trajtim të Covid.

Mjekët e familjes të gjithë të angazhuar dhe po ndjekin mbi 50 mijë qytetarë të cilët kanë marrë shërbime konsulta nga mjekët tanë të familjes.

360 pacientë po trajtohen në 3 spitalet Covid ku nuk mungon as kujdesi,  as paisjet dhe as stafet, të cilat janë të siguruara falë një përgatitje sistematike për të përballuar një situatë të pritshme nga sezoni i vjeshtë dimrit”, tha ajo.

Masat kufizuese/ Manastirliu: Do zgjasin deri më 2 dhjetor, administrata do punojë online

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kufizi do të zgjasë deri më datë 2 dhjetor. Ai tha se administrata do të punojë online.

“Mosha mesatare është 47 vjeç, tregon që është një moshë që priret të ketë më shumë infektime dhe sigurisht do të infektohet më shumë. në mjedise të mbyllura ulet vigjilenca, maska nuk mbahet, nuk respektohen të gjitha rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi, prindërve e gjyshërve që nuk kanë imunitet. Komiteti u mbështet në këtë lloj arsyetimi kur vendosi këto masa, zbatueshmëria e rregullave nuk ka ndodhur në masën 100%, se as në Shqipëri e as në vend të botës nuk ka luksin që të ketë një polic në çdo lokal, nuk kemi shpikur rrotën duke marrë këto masa. Ka vende që kur vala e dytë ka përparuar më shpejt i kanë marrë masat gradualisht dhe ne po ndjekim të njëjtën trajektore. Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID. Kufizimi deri 2 dhjetor, përjashtim për arsye emergjente. Për ata për arsye pune do të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Administrata do të punojë online sipas vlerësimti të sektorëve, sigurisht të shërbimeve do të ketë një rakordim sipas sektorëve për punën online duke zbatuar detyrat dhe përgjegjësit që ka cdo punonjës”, tha Manastirliu.