Ish- deputeti i Sarandës: Basha mblodhi 12 milionë euro nga zgjedhjet e fundit, strukturave të PD-së gjatë zgjedhjeve nuk u dërgoi as karburant

Ish-deputeti Arben Ristani ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pasi u shpreh se kryedemokrati ka mbledhur 12 milionë euro nga zgjedhjete  fundit.

Ai tha se këto miliona euro kanë ardhur nga donatorët dhe biznesmenët, teksa shtoi se gjatë zgjedhjeve strukturave të PD-së nuk u kanë dërguar as karburant.

“Në zgjedhjet e fundit thuhet se Basha ka mbledhur 12 milionë euro, nga donatorët dhe biznesmenët.

Strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë çuar as karburant. E kam me informacione nga brenda. Ai edhe kur humb, fiton”, tha Ristani në emisionin “Të Paekspozuarit”.