Rehabilitimi i pikës doganore të Qafë-Botës: Rritje e shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve

Implementimi i projektit të rikonstruksionit të Pikës Doganore të Qafë-Botës, do të përmirësojë infrastrukturën së kësaj dege dhe shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizite në Doganën e Qafë- Botës, ku u njoh nga afër me investimin i cili bëhet nëpërmjet projektit “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian – COMOBILON”, në kuadër të programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020“, që përfshin ndërtim, rindërtim, rehabilitim i PKK Qafë – Botë.
Kjo pikë do të jetë e hapur tashmë, pasi qëndroi e mbyllur prej muajsh nga ndikimi i pandemisë.
Me rifillimin e punës, pritet të jetë një portë hyrjeje e rëndësishme për jugun e vendit, çka do të ndikojë dhe në sektorin e turizmit.