Agron Selmani, “Deda” i Sarandës

Nga Alket Hyseni

Në shi e breshër, në erë e fortunale?, në vapë☀️ apo ftohtë❄️, në verë apo dimër, sarandiotët e dinë që pas çdo defekti në furnizimin me energji elektrike? do të vijë reagimi i menjëhershëm i Grupi Operativ të OSHEE, ku prej 42 vitesh shërben Goni.

I papërtuar, i qetë dhe i duruar, në ditë pune apo pushimi, ai është gati, me pregatitjen profesionale teknike, me eksperiencën e viteve që e kanë bërë ta njohi rrjetin përmendësh, Agron Selmani është kthyer tashmë në një hero, më shumë se Deda, personazhi i filmit “Rrugë të Bardha”.

Lindur, rritur dhe edukuar në Konispol, me kulturën e punës dhe korrektësinë, Agroni ju përkushtua profesionit të elektriçistit qysh prej moshës 18 vjeç dhe tashmë është shëndërruar në ikonë të këtij shërbimi, mjeshtër i gjetjes së difekteve dhe kapërcimit të vështirësive teknike.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i njerëzve të ndershëm dhe punëtorë si Agroni, sakrifica deri në vetmohim i elektriçistëve, sikurse ishte rasti i Selfos dhe Ismetit, dy punonjësit e OSHEE Gjirokastër që dhanë jetën pak ditë më parë duke kryer detyrën, bëjnë të mundur furnizimin me energji elektrike të shtëpive, shkollave, spitaleve, bizneseve etj.

Duke prezantuar Agron Selmanin, si shembullin dhe modelin e respektuar të njeriut të punës së ndershme, doja njëkohësisht ti shprehja atij dhe gjithë trupës së OSHEE, mirënjohje nga zemra për punën e palodhur dhe heroike në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe instituacioneve të shtetit.